Sulme nga regjimi i Asadit në Gutën Lindore, 17 civilë të vdekur

Pjesëtarët e regjimit të Asadit dhe mbështetësit e tij kryejnë sulme ajrore dhe tokësore në Duma, Harest, Hamoryah, Mesrab, Marj, Saqb, Jisreen, Kafr Batnu, Ein Tarm dhe Shifoniyye, që bëjnë pjesë në Gutën Lindore

Bota

19/02/2018 14:35

Gjatë sulmeve të pjesëtarëve të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në Gutën Lindore kanë humbur jetën 17 persona, në mesin e të cilëve gjenden gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e regjimit të Asadit dhe mbështetësit e tij që nga orët e mëngjesit kryejnë sulme ajrore dhe tokësore në Duma, Harest, Hamoryah, Mesrab, Marj, Saqb, Jisreen, Kafr Batnu, Ein Tarm dhe Shifoniyye, që bëjnë pjesë në Gutën Lindore.

Pjesëtarët e Mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) theksojnë se në sulmin ajror në Hamoryah kanë humbur jetën së paku dhjetë persona.

Gjatë sulmeve ajrore në Saqb kanë humbur jetën katër civilë, ndërsa në sulmin ajror në Jisreen tre civilë.

Ekipe të Mbrojtjes civile personat e plagosur i kanë dërguar në qendrat mjeksore.

Sulmet edhe më tej zgjasin pa ndalim, ku ekziston frika se mund të ketë përsëri viktima në radhët e civilëve.

Në Gutën Lindore , cila është nën kontroll të opozitës, jetojnë rreth 400.000 civilë. Ky rajon në marrëveshjen në Astanë u shpall zonë e deeskalimit të përleshjeve. Përskaj kësaj, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vendi garantues i së cilës është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Kriza humanitare në Gutën Lindore nga dita në ditë përkeqësohet, ndërsa mijëra civilëve u nevojitet evakuim. Shumica e civilëve të cilët duhen evakuuar urgjentisht, përbëhen nga fëmijët dhe persona të sëmurë nga kanceri. Përveç kësaj, shumë fëmijë në Gutën Lindore kanë vdekur si pasojë e urisë dhe pamundësisë në qasje të barnave.