Sulm vetëvrasës në Kabul

Zyrtarët afganë thonë se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në veturën e tij në Kabul më 17 mars, duke vrarë të paktën dy civilë dhe plagosur disa të tjerë.

Bota

17/03/2018 10:52

Sulmi ka ndodhur në zonën Despeçari të Kabulit mëngjesin e sotëm, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majrool ka thënë se të paktën katër persona janë plagosur, njofton  rel.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Kabuli së fundmi është ballafaquar me sulme, të kryera nga talibanët si dhe nga militantët e Shtetit Islamik.