Sulm terrorist në Paris: Dy të vdekur dhe një i plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me tnikë në Paris.

Bota

23/08/2018 11:49

Rasti ka ndodhur në periferi të Parisit, sipas zëdhënësve të Policisë.

Sulmuesi gjithashtu është vrarë, transmeton lajmi.net.

“Pas sulmit ai u fut në shtëpi për tu fshehur, dhe kërcënoi edhe policinë”, tha Policia.

Sulmuesi sipas Reuters, para aktit ka bërtitur “Allahu Akbhar”.

Zona është bllokuar, kurse ministria e Brendshme ka ngushëlluar familjarët e viktimave. /Lajmi.net/