Sulm seksual në Gllogoc

Policia e Kosovës njofton se viktima femër shqiptare u sulmua seksualisht nga i dyshuari shqiptar, në fshatin Korroticë e Epërme në Gllogoc.

Lajme

24/09/2018 11:51

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell lajmi.net.

Rasti ka ndodhur të premtën me datë 21 të këtij muaji.

“Me datën 23.09.2018 viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se me datën 21.09.2018 është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.