Sulm me raketë në Kabul, alaram te ambasadat e huaja

Qendra e Kabulit është goditur nga një raketë çka ka shkaktuar alarm tek ambasadat e huaja, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Bota

24/07/2016 22:24

Siç bëhet e ditur është qëlluar një ndërtesë e një shkolle të zbrazët dhe askush nuk është lënduar.

Sulmi ka ndodhur vetëm një ditë pas sulmit vetëvrasës në Kabul në të cilën humbën jetën 80 njerëz për çka sot në Afganistan është ditë zie.

Në pyetje ka qenë sulmi vetëvrasës në një grup demonstruesish, pjesëtarë të pakicës Hazara.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS-i.