Sulm në xhami, 28 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur

Pas sulmeve me bomba në xhaminë Al-Mo’ayyad, e cila ndodhet në lagjen el – Jarraf në kryeqytetin e Jemenit, kanë mbetur të vdekur 28 persona dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur.

Bota

03/09/2015 07:50

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sana, vend ky që kontrollohet nga milicia Houthi, njofton BBC.

Ky vend edhe më parë ka qenë objekt i sulmeve të militantëve të grupit terrorist të lidhur me Shtetin Islamik.

Pas sulmit ka qenë dega e Shtetit Islamik në Jemen e cila ka marrë përsipër këtë sulm.

a