Sulm në Pakistan: Mbi 100 të vrarë, shumica fëmijë (foto-video)

Talebanët pakistanezë kanë sulmuar një shkollë dhe një kolegj ushtarak në Pakistan, ku kanë vrarë mbi 100 persona, shumica prej tyre fëmijë.

Bota

16/12/2014 14:41

Persona të armatosur kanë sulmuar një shkollë ushtarake në Peshawar të Pakistanit, duke vrarë të paktën 126 persona, shumica fëmijë. Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë Talebanët e Pakistanit.

Ndërkaq numri i të plagosurve kalon 122. Besohet se 300 deri ne 400 persona po mbahen peng prej talebanëve.

Ngjarja ndodhi kur një grup prej tetë deri në dhjetë “terroristësh” kishin hyrë në Shkollën dhe Kolegjin Publik Ushtarak dhe filluan të hapin zjarr kundër nxënësve.

Zëdhënësi i Talebanëve Pakistanez, i cili veten e quajti Muhammad Horasani, i ka telefonuar Radio Mashaalit dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ishte hakmarrje për operacionet ushtarake në Vaziristanin Verior.