Sulm në një shkollë të Rusisë, plagosen disa fëmijë

Gjashtë fëmijë dhe një grua u plagosën gjatë një sulmi që ndodhi në një shkollë mëngjesin e sotëm në fshatin Sosnova Bor në republikën ruse të Buryatias.

Bota

19/01/2018 11:44

Hetuesit thanë se adoleshent i cili sulmoi nxënësit ishte duke vepruar vetëm dhe ishte në spital pas tentimit vetëvrasjes, transmeton Klan Kosova.

Ministri lokal i Shëndetësisë së këtij vendi, Dambin Sambouv u tha gazetarëve se dy nga të lënduarit janë në gjendje të keqe.