Sulm në Kanada, disa të vdeku

Policia kanadeze ka njoftuar për “disa viktima”, si pasojë e të shtënave në qytetin lindor, Nju Brunsuik.

Bota

10/08/2018 14:49

Të paktën katër persona janë raportuar të vdekur, pas incidentit në rrugën Brookside Drive.

Policia ka thënë se publiku duhet të qëndrojë larg zonës, derisa banorët janë këshilluar “të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyer të mbyllura për shkaqe të sigurisë”.

“Do të ofrojmë më shumë detaje shumë shpejt”, ka deklaruar policia përmes një postimi në Twitter.