Sulm në Kaliforni: Një i vdekur, dy të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një gjuajtje me armë në një qendër të detoksit në Kaliforni.

Bota

05/11/2018 17:29

Një person ka qëlluar për vdekje njërin nga anëtarët e stafit duke plagosur dy të tjerë, transmeton lajmi.net

Personi i cili ka hapur zjarrë në drejtim të stafit është arratisur dhe policia ende nuk e ka gjetur.

Njesi policore të shumta me vetura dhe helikopterë janë duke kërkuar të dyshuarin mirëpo ende nuk është gjetur.

Qendra e detoksit në Kaliforni ofron shërbime për shërimin e njerëzve me probleme me alkoolin dhe drogat e gjithashtu probleme me psikiatrinë./Lajmi.net/