Sulm në Francë, theren me thikë tri gra

Tri gra janë plagosur në një sulm brutal me thikë në një stacion treni në lindje të Francës.

Bota

09/12/2018 20:17

RTL raporton se një azilant theri gratë në qytetin francez Mulhouse, derisa njëra nga viktimat është qëlluar në fyt.

Po sipas RTL gratë nuk e njihnin burrin që iu ofrua dhe i sulmoi mbrëmjen e së dielës.

Mediat lokale raportojnë se sulmuesi theri me thikë në shpinë një grua e cila po ecte në stacion në shoqërinë e vajzës së saj 10-vjeçare, shkruan express.

Pastaj ai me shpejtësi sulmoi edhe gruan e dytë e cila u godit në dorë.

Burri i cili u tha të ishte ‘djalë i ri’ më pastaj iku nga vendi i krimit para se të ndiqej dhe të arrestohej nga policia.

Ai thuhet të jetë i njohur për policinë dhe se vuan nga ‘çrregullime mentale’.

Të tre gratë i janë nënshtruar tretmanit mjekësor dhe aktualisht nuk dihet serioziteti i lëndimeve të tyre.