Sulm ndaj kampit ushtarak në Afganistan, dhjetëra të vrarë

Pas përleshjeve të armatosura që kanë zgjatur për disa orë si pasojë e një sulmi të ndërmarrë ndaj Komandës 209 të pjesëtarëve të sigurisë në rajonin Belh në veri të Afganistanit mësohet se janë neutralizuar sulmuesit.

Bota

22/04/2017 11:02

Zëdhënësi i Komandës 209, Nasratullah Xhamshidi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se 6 sulmues me uniformë kanë hyrë brenda komandës dhe kanë hapur zjarr.

Xhamshidi ka shpjeguar më tej se pas një përleshjeje të armatosur që ka zgjatur afërsisht 5 orë janë vrarë 5 sulmuesit si dhe 1 prej tyre është kapur i gjallë.

Ai bëri të ditur se ende nuk është qartësuar numri i punonjësve të sigurisë që kanë humbur jetën në sulm.

Ndërsa një ushtar me detyrë në komandë i cili nuk deshi të zbulojë identitetin tha se në përleshje jetën e kanë humbur afërsisht 100 punonjës të sigurisë.

Presidenti i Afganistanit Eshref Gani ka dënuar këtë sulm.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), njoftoi më parë se talebanët kanë ndërmarrë një sulm ndaj një kampi të ushtrisë afgane në afërsi të qytetit Mezar-i Sherif ku kanë vrarë më shumë se 50 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë.

Ndërsa zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Muxhahit, duke marrë përsipër autorësinë e sulmit ka pretenduar se kanë humbur jetën dhe janë plagosur më shumë se 500 persona, pëfshirë në mesin e tyre edhe disa komandantë.