Sulm me kaçavidë në Vushtrri, lëndohet rënd një person

Në Vushtrri një person është plagosur pas një sulmi me kaçavidë.

Lajme

27/05/2017 11:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Rr. Pandeli Sotiri në Vushtrri  është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti për arsye të pa njohura ka sulmuar me një mjet të prehtë- kaçavidë , viktimën mashkull K-Shqiptar.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar si ‘lëndim i rënd trupor’./Lajmi.net/