Sulm me granatë në një banesë në Suedi, vritet një 8 vjeçar (Foto)

Një tetë vjeçar është vrarë në një banesë, në Goteborg të Suedisë, pasi ishte hedhur një granatë.

Bota

23/08/2016 08:53

Fëmija quhej Yuusuf Warsame dhe ishte nga Birmingham i Britanisë së Madhe, transmeton lajmi.net.

Family handout image of Yuusuf Warsame

Ai ishte duke fjetur në dhomën e ndenjes së banesës ku ai kishte shkuar për vizitë tek të afërmit.

Policia ka thënë se ky sulm i neveritshëm, ka të bëjë me mosmarrëveshjet në ‘botën e krimit’.

Sipas Policisë, adresa ku ka ndodhur sulmi, është e regjistruar në emër të një të dënuari për të shtëna fatale gjatë vitit të kaluar.

“Ne do zbulojmë se cili ishte motivi lidhur me të”, tha zëdhënësi i policisë Thomas Fuxborg.

Kur është hedhur granata, në banesë kanë qenë të paktën pesë fëmijë dhe disa të rritur.

Warsame vdiq nga plagët e marra përderisa ishte rrugës për spital.

Nëna e tij, vëllai dhe motra të cilët ishin në ë njëjtën dhomë kur ndodhi sulmi, kanë marrë vetëm lëndime në trup. /lajmi.net