Sulm me bombë në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është hedhur një granatë dorë para shtëpisë së një serbi.

Lajme

28/05/2017 12:58

Bëhet e ditur se nga shpërthimi i bombës nuk është lënduar askush, ndërsa nuk dihen arsyet e sulmit.

“Raportohet se person-a të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes-granatë dore e cila ka shpërthyer. Në vend të ngjarjes kanë dalur të gjitha njësit përkatëse, ku kanë mbledhur të gjitha dëshmitë për hetim të mëtutjeshëm të rastit. Nga shpërthimi  nuk ka pasur persona të lënduar, përveç disa dëme të vogla materiale qe janë shkaktuar në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull K/Serb. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin Policisë. /Lajmi.net/