Sulm me bombë në një Kishë në Egjipt, tre të vdekur

Një sulm me bombë gjatë ditës së sotme në një Kishë në Kairo të Egjiptit la të vdekur tre persona.

Bota

29/12/2017 12:33

Mediat lokale në Kairo kanë bërë të ditur që dy policë janë vrarë gjatë këtij sulmi, ndërkaq që edhe sulmuesi më pas është vrarë nga forcat e sigurisë, transmeton Lajmi.net

Ngjarja ndodhi saktësisht në pjesën jugore të Kairos ndërkaq që pas sulmit janë lëshuar sirenat e emergjencës.

Motivet e sulmit ende nuk dihen./Lajmi.net/