Sulm me armë zjarri në SHBA, raportohet për të plagosur

Një tjetër sulm me armë zjarri është raportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bota

15/02/2019 22:54

Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një park industrial në Aurora, 65 km në periferi të Çikagos.

Gjithashtu raportohet se një numër i panjohur njerëzish janë plagosur gjatë sulmit.

Aurora Daily Herald thotë se policë dhe disa civilë janë plagosur.