Sulm kibernetikë, jashtë funksionit uebfaqet dhe rrjetet sociale më të mëdha në botë

Sot gjatë ditës, disa nga rrjetet sociale më të mëdha në botë si dhe mijëra ueb faqe kanë pasur vështirësi apo kanë dalë plotësisht jashtë funksionit, pas një sulmi kibernetik ndaj një prej kompanive më të mëdha të shërbimeve të internetit, “Dyn”.

Auto & Tek

21/10/2016 21:21

Twitter, Spotify dhe Reddit Netflix, PayPal kanë qenë disa prej faqeve që kanë hasur në vështirësi pas sulmit me “DDoS”, që e rëndon serverin me trafik derisa nuk mund ta përballojnë më dhe del “offline” apo jashtë funksionit, shkruan “Independent”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, këto probleme kanë zgjatur disa minuta, ndërsa uebfaqet janë kthyer sërish në funksion normal.

Ajo që ende nuk është e qartë, është se nuk dihet origjina e sulmit kibernetik se prej kur dhe nga ka ardhur, dhe sesi ishte e mundur ta ndalonte përdorimin e faqeve. /Lajmi.net/