Sulm i ri terrorist: Shpërthimi i një kamioni me eksploziv vret të paktën 50 persona (Foto)

Në sulmin që ka ndodhur sot në Zliten në Libi, në mesin e të vdekurve raportohet të ketë edhe civil.

Bota

07/01/2016 11:20

Një kamion i ngarkuar me eksploziv u përplas në një qendër trajnimi ushtarak në qytetin libian Zliten. Sipas dëshmitarëve, të paktën 50 persona u vranë.

aa

Raportohet se në mesin e të vrarëve ka edhe civilë, ndërsa të plagosurit e shumtë janë dërguar në spitalin e qytetit më të afërt.

Deri më tani asnjë nga grupet terroriste nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi ndodhi rreth orës tetë në mëngjes sipas kohës lokale, dhe në kampin e policisë ndodheshin rreth 400 rekrutë. /lajmi.net