Sulm i pamëshirshëm ndaj Pajtiq për UNESCO

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, duke komentuar deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Bojan Pajtiq, ka deklaruar se pranimin e Kosovës në UNESCO në mënyrë aktive e kanë kundërshtuar Qeveria e Serbisë, kryeministri, kisha ortodokse serbe, Lista Serbe dhe gjitha institucionet relevante të Serbisë, por Partia Demokratike (DS) nuk është në “anën e atyre që janë duke punuar në këtë drejtim”, shkruan mediat serbe.

Lajme

05/11/2015 17:42

“Ndoshta ju keni aftësi psikike, apo ndoshta thjesht keni luftuar kohë të gjatë për të vjedhur dhe poshtëruar Serbinë, kështu që fati i trashëgimisë kulturore në Kosovë nuk ju intereson në asnjë mënyrë përveç për qëllime të politikave ditore”, ka deklaruar Simiq, transmeton lajmi.net.

Ai tha se rezultatet e çdo lufte i dinë vetëm ata që janë përgatitur për tradhti, kurse Qeveria, kryeministri (Aleksandar) Vuçiq, kisha ortodokse serbe (KOS) dhe Lista Serbe nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.

Lista Serbe do ta udhëheq këtë luftë deri në fund siç janë duke bërë edhe Qeveria dhe kryeministri, kurse rezultati është diçka që ne duhet ta presim dhe besojmë dhe shpresojmë në fitore”, ka shtuar Simiq. (lajmi.net)