Sulm i pakuptimtë në kolonën e refugjatëve, dhjetëra të vdekur (Foto/Video +16)

Të paktën 39 persona janë vrarë kur një bombë ka shpërthyer në afërsi të autobusëve ku sirianët ishin në pritje për t'u shpërngulur.

Bota

15/04/2017 17:12

Sipas një zyrtari të paidentifikuar nga shpërthimi janë vrarë 20 persona që ruanin autobusët dhe shumë udhëtarë, raporton AP.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën Rashid pranë Aleppos, ku qytetarët ishin duke u larguar nga dy fshatra siriane, transmeton lajmi.net

Sipas mediave tashmë edhe 5.000 njerëz janë duke pritur transport për tu shpërngulur. /Lajmi.net/