Sulm i armatosur në Belgjikë, disa të vrarë

Një sulmues në qytetin Liege të Belgjikës ka vrarë dy zyrtarë policorë dhe një qytetar, të cilët ishin duke kaluar rrugën.

Bota

29/05/2018 12:12

Sipas mediave lokale në Belgjikë, një sulmues në qendër të qytetit Liege ka gjuajtur me armë zjarri ndaj dy policëve të cilët ishin duke kaluar rrugën. Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën dy policë dhe një qytetar.

Sulmuesi, i cili mori peng një grua e cila ishte në detyrë në një shkollë të mesme në rajon, u neutralizua pasi që u qëllua nga policia.

Policia e Belgjikës doli në vendngjarje ku janë dërguar edhe një numër i madh i autoambulancave dhe formoi një rreth të gjerë të sigurisë.