Sulltani i ri Erdogan fillon spastrimin e kundërshtarëve që po i bëjnë zhurmë

Njësia e policisë së Stambollit për të ‘luftuar terrorizmin’ ka arrestuar këtë mëngjes aktivistë të përfshirë në demonstrata kundër fitores së referendumit, i cili do të zgjeron kompetencat e presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Bota

19/04/2017 17:24

 

Pas referendumit që është mbajtur të dielën, të cilin opozita pretendon se ka pasur shkelje të rregullave ligjore, tani çdo ditë në Turqi po mbahen protesta në lagjet që nuk e përkrahin Erdoganin, transmeton lajmi.net.

Kjo nuk është hera e parë që Presidenti turk kryer spastrime ndaj kundërshtarëve. E njëjta gjë ndodhi pas grushtit të shtetit të dështuar në korrik të vitit të kaluar. Pas urdhrave të Erdoganit u arrestuan më shumë se 50.000 persona, ndërsa më shumë se 111,000 humbur punët e tyre në gjyqësor, arsim, media, administratën publike, ushtri, polici… /Lajmi.net/