Suksesi në Kupën e Botës sjellë interesim të madh te anglezët për t’u bërë trajnerë

Suksesi i Anglisë në Kampionatin Botëror dhe në mënyrë të veçantë i trajnerit Gareth Southgate, ka rritur kërkesën e të rinjve që duan të diplomohen për trajnerë futbolli.

Sport

27/07/2018 17:10

Kampusi Universitar i Football Bussines, që zhvillon kurse në stadiumin “Wemley” në Londër dhe në “Etihad Stadium” në Manchester, pas përfundimit të kampionatit botëror, ka patur një rritje të kërkesave për kursin e trajnerit.

Kështu në Londër numri i aplikantëve është rritur me 72%, ndërsa në Manchester është dyfishuar. Anglia e mbylli Botërorin në vendin e 4-t, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Kroacia./TCH/