Sukseset e Ledrit nuk kanë të ndalur! “Mike” dhe “Princess Diana” me miliona klikime

Reperi, Ledri Vula kësaj vere ka qenë mjaft i angazhuar si në projekte muzikore ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme.

ShowBiz

03/08/2018 12:24

Ai solli dy bashkëpunime tejet të suksesshme “Princess Diana” me Lyrical Son dhe “Mike” me Elvana Gjatën dhe John Shahun, shkruan lajmi net.

Këngët e tij u pritën mjaft mirë nga publiku sa që në kanalin zyrtar, Youtube numërojnë mbi 20 milionë klikime.

Këtë e bëri të ditur edhe vetë reperi gjersa ndau dy foto në Instagram kur tregon se të dy projektet janë me mbi 20 milionë klikime.

Ledri po vazhdon të jetë ndër reperët më të kërkuar në treg e po ashtu edhe në koncerte. /Lajmi.net/