Sukses historik për Kosovën në Paris

Suksesi i Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në Grand Slamin e Parisit, është historik për vet xhudistet dhe Kosovën.

Sport

11/02/2017 22:30

Trajneri i tyre Driton Kuka, duke llogaritur gjithë rezultatet e arritura sot, ka thënë se ky është suksesi më i madh që ka arritur ekipi i tij në garat e këtij niveli.

“Përshendetje nga komplet Ekipi ynë!

Performanca e sotme ishte më e mira ndonjëherë 2 medalje një vend i 5 i Norës dhe dy fitore e një humbje të Akilit,rezultati më i mirë deri tash në gara të këtij niveli!

Brezin për 6 Dan dhuratë nga Agroni!

Grand Slam Paris 2017”, ka shkruar Kuka.