Suker ka një frikë për ndeshjen Kroaci – Kosovë (FOTO)

Davor Suker frikësohet se tifozët kroatë dhe ata kosovarë mund të bëjnë thirrje kundër Serbisë në ballafaqimin e skuadrave në Maksimir.

Sport

02/09/2017 11:46

Kroacia dhe Kosova ndeshen sonte në Zagreb me fillim nga ora 20:45 në kualifikime për “Kampionatin botëror 2018”.

“Index.hr” shkruan se presidenti i Federatës së Kroacisë, Davor Suker frikësohet se tifozët kroatë dhe ata kosovarë mund të bëjnë thirrje kundër Serbisë në ballafaqimin e skuadrave në Maksimir.

Kjo kishte ndodhur në takimin e parë të ekipeve në Shkodër, duke u përcjell me gjoba nga UEFA. /Lajmi.net/