Suharekë, vjedh veturën që e mori me qira

Një person nga Suhareka ka lajmëruar Policinë se një person tjetër ka shkuar në lokalin e tij dhe ia ka marrë veturën me qira të cilën nuk ia ka kthyer më.

Lajme

10/05/2018 11:37

Rasti ka ndodhur më 3 maj në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

“Ankuesi mashkull K-shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K-shqiptar ka ardhur në lokalin e tij dhe ka marrë një veturë me qira. I dyshuari nuk ka kthyer më veturën. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.