Suharekë: Organizohen aktivitete për luftën kundër kancerit të gjirit

Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe grupi i grave  asambleiste në Komunën e Suharekës, është mbajtur një ligjëratë senzibilizuese për luftë kundër kancerit të gjirit.

Lajme

19/10/2018 15:49

Për të shpjeguar se si bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi i kancerit të gjirit, ishte specialistja e gjinekologjisë Drita Kabashi, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmeve iu drejtua nënkryetarja e komunës Mihrije Suka.

Pos ligjëratës, gratë nga Suhareka kanë marshuar rrugës kryesore të qytetit me moton: “Vepro sot që mos të bëhet vonë nesër”, e cila për qëllim kishte solidarizimin në kuadër muajit vetëdijesues për kancerin e gjirit.