Suharekë, nervozohet me gjobën e shqiptuar, sulmon policët

Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Mushtisht të Suharekës është raportuar për një rast të pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Lajme

08/03/2018 11:39

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti në shenjë revolte kundër shqiptimit të një tikete, ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Viktima pas rastit ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/