Suharekë: Kompleksi Memorial i familjes Berisha do të ndërtohet në vitin 2018

Kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, sot në një intervistë për RTK-në, u zotua se vitin e ardhshëm do të filloj ndërtimi i kompleksit memorial për familjen Berisha.

Lajme

29/03/2017 23:26

Parcela për kompleksin memorial është ndarë në vitin 2015 me propozim të kryetarit Asllanaj.

Vitin e kaluar (2016) kryetari Asllanaj mori vendim për ndarjen e parcelë për zhvendosjen e shitësve të drunjve të cilët deri në këtë vit aktivitetin e tyre e zhvillonin në hapësirën pranë varrezave.

Këtë vit (2017) sipas ligjeve në fuqi bëhet planifikimi buxhetor për vitin 2018 dhe me propozim të kryetarit Asllanaj do të bëhet planifikimi buxhetor për ndërtimin e kompleksit memorial i cili është prioritet për ne.

Kryetari Asllanaj çdo premtim që e ka dhënë ka qenë i matur, i argumentuar dhe është realizuar. /Lajmi.net/