Suharekë: Arrestohet një shofer pasi goditi këmbësorin në ‘zebra’

Gjatë ditës së djeshme në Suharekë është arrestuar një mashkull pasi nga shpejtësia me veturë dhe nga pakujdesia e tij, ka goditur një mashkull në vendkalimin për këmbësorë.

Lajme

15/03/2016 11:25

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore me ç’rast është dërguar menjëherë në QKUK. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /lajmi.net