Suedia vendos ta kthejë në Kosovë, Mali 3-vjeçar rrezikon të vdes

Një fëmijë kosovar është afër vdekjes, dhe fati i tij është komplikuar pas vendimit të shtetit të Suedisë për ta kthyer familjen e tij në Kosovë.

Lajme

06/10/2014 01:01

Mal Osmani, 3-vjeçar, vuan nga një lëndim në tru që ia pamundëson të hajë dhe të marrë frymë si duhet. Prindërit e tij e dërguan para 2 vjetësh në Suedi për shërim, pasi që mjekët i kishin thënë se në Kosovë nuk kishte shërim, raporton KTV.

Por, në kohën kur i duhet më së shumti trajtimi mjekësor, Suedia ka refuzuar kërkesën për azil, duke thënë se familja duhet të deportohet në Kosovë.

Mjekët që po e trajtojnë kanë kundërshtuar qasjen e shtetit suedez. “Mali është një fëmijë i vogël dhe shumë i sëmurë. Atij i duhet gjithë përkujdesja mjekësore, këtu në Suedi”, ka thënë pediatrja, Mia Olsson Engman.

Nëna e Malit ka thënë se gjithë kursimet jetësore të familjes kanë shkuar për shërimin e tij, dhe gjithçka që familja dëshiron është që ai të jetojë.