Suedia ndan 400 milion euro, përfiton edhe Kosova

Fondi prej 400 milion euro i ndarë nga qeveria suedeze ka për qëllim të ndihmojë në reformimin e administratës publike, sistemin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme

03/06/2014 13:35

Qeveria suedeze do të investojë rreth 400 milion euro në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i ndihmuar në vazhdimin e reformave.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori suedez në Bosnjë, Fredrik Shiller, raporton Euronews.

Ai ka thënë se këto fonde do të ndihmojnë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Serbinë.

Mjetet e ndara do të jepen nga qeveria suedeze që do të ndihmojnë reformimin e administratës publike, sistemin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.