Suedia jep 3.2 milionë euro për tatimin në pronë

Ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Andres Wollter, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes për projektin “PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë” nga viti 2018 deri në vitin 2020.

Lajme

27/02/2018 10:18

Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3.2 milionë euro.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se shtetit Suedez ka dhënë dhe vazhdojë të jap mbështetje për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se ky shtet ka mbështetur Kosovën dhe në projektet e tjera.