Suedia e nis me fitore falë një penalltie të fituar me VAR

Golin e realizoi kapiteni Granqvist nga penalltia në minutën e 65.

Sport

18/06/2018 15:50

Suedia e ka nisur Botërorin me fitore.

Suedezët e mposhtën Korenë e Jugut me rezultat minimal, 1:0.

Golin e realizoi kapiteni Granqvist nga penalltia në minutën e 65.

Me këtë fitore, Suedia kryeson grupin F me Meksikën me nga 3 pikë.

Në pozitat 3 dhe 4 mbeten Gjermania dhe Korea e Jugut pa pikë pas ndeshjes së parë. /Lajmi.net/