Suedia e ndali hetimin kundër Assanges lidhur me akuza për dhunim

Kryeprokurorja e Sudeisë, Marianne Ny, thotë se e ka hedhur poshtë hetimin lidhur me akuzat për dhunim kundër themeluesit të faqes në Internet, WikiLeaks, Julian Assange.

Bota

19/05/2017 14:44

 

Assange, 45 vjeçar, ka gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër prej vitit 2012, pasi ai iu shmang pagesës së shumës financiare të caktuar nga gjykata, për ta evituar esktradimin në Suedi.

Megjithatë, policia e Londrës ka njoftuar se pas shpalljes së autoriteteve të Suedisë, Assange ende do të arrestohej, nëse largohet nga kompleski i ambasadës, për shkak se fletarresti është ende i vlefshëm.

Policia “është e obliguar ta ekzekutoj fletarrestin nëse ai largohet nga ambasada”, ka kumtuar policia e Londrës.

Themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Assange, i cili i ka hedhur poshtë akuzat për dhunim, ka shprehur shqetësim se Suedia do të mund ta ekstradonte në Shtetet e Bashkuara, ku ai mund të ballafaqohet me sistemin e drejtësisë për shkak të rrjedhjes së qindra mijëra dokumenteve sekrete diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara.