Suedia e kënaqur me zhvillimet në Ministri të Financave – Lajmi.net
Suedia e kënaqur me zhvillimet në Ministri të Financave
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 13:49, 5 April 2018
Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takimin Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Henrik Nilsson, ku diskutua për progresin dhe sfidat e vendit tonë në fushën e financave dhe ekonomisë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe  për progresin e arritur deri më tani në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti Suedez  i ndihmon Kosovës  në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën regjistrimit të pronave.

Ministri Hamza për të gjitha këto falënderoi Ambasadorin suedez Henrik Nilsson  për ndihmën dhe  kontributin që shteti Suedez ka dhënë dhe vazhdojnë të jap për institucionet e Kosovës.

Ndërsa, ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Henrik Nilsson, duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen dhe  informimin me të gjitha zhvillimet, u shpreh shumë i lumtur për progresin e arritur në Ministrinë e Financave. Sipas tij, fal këtij progresi dhe bashkëpunimi të shkëlqyeshëm të të dy shteteve, në ardhmen do shihet mundësia për  thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO