Suedia e kënaqur me zhvillimet në Ministri të Financave

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takimin Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Henrik Nilsson, ku diskutua për progresin dhe sfidat e vendit tonë në fushën e financave dhe ekonomisë.

Lajme

05/04/2018 14:11

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për progresin e arritur deri më tani në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti Suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën regjistrimit të pronave.

Ministri Hamza për të gjitha këto falënderoi Ambasadorin suedez Henrik Nilsson për ndihmën dhe kontributin që shteti Suedez ka dhënë dhe vazhdojnë të jap për institucionet e Kosovës.

Ndërsa, ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Henrik Nilsson, duke falënderuar Ministrin Hamza për pritjen dhe informimin me të gjitha zhvillimet, u shpreh shumë i lumtur për progresin e arritur në Ministrinë e Financave. Sipas tij, fal këtij progresi dhe bashkëpunimi të shkëlqyeshëm të të dy shteteve, në ardhmen do shihet mundësia për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera./Lajmi.net/