Suedia e fiton betejën e parë ndaj Italisë

Suedia e ka fituar ndeshjen e parë të ‘Play Off’ ndaj Italisë.

Sport

10/11/2017 22:41

Kombëtarja e Suedisë ka bërë një hap para drejtë botërorit të Rusisë, pasi ka mposhtur 1:0 Italinë në ndeshjen e parë në ‘Friends Arena’.

Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e dytë.

Ishte Johansson, që u inkuadrua në minutën e 57’ në lojë, për të shënuar pastaj në minutën e 61’.

Ndeshja e kthimit luhet pas tre dite në Itali./Lajmi.net/