Suedi, qytetarët e revoltuar shkatërrojnë rreth 100 vetura

Suedia ka pasur një rritje në dhunë në zonat me papunësi të madhe dhe këto pakënaqësi kanë shkaktuar një protestë gjatë natës së të hënës, me një shfaqje të dhunës duke u djegur ose vandalizuar rreth 100 vetura.

Bota

15/08/2018 07:31

Kjo ka ndodhur në Gothenburg që është qyteti i dytë më i madh i Suedisë.

Policia nuk kanë thënë asgjë për atë që ka mundur të nxisë dhunën, duke konfirmuar se vetëm bandat e të rinjve ishin të përfshirë, por nuk bëri të ditur se sa persona dyshohej se ishin pjesë e dhunës.

Kryeministri Stefan Lofven ka deklaruar se dhuna dukej e organizuar, sikur të ishte një mision ushtarak.

Edhe pse Suedia ka një rritje ekonomike për të cilën shumë shtete europiane ia kanë zili, Partia Socialdemokrate që është në fuqi sipas sondazheve do të ketë rezultatin më të keq në votimet e ardhshme.

Zgjedhjet e ardhshme në Suedi do të mbahen në muajin shtator./21Media