Sudani Jugor rrezikohet nga uria

Rreziku për uri dhe raportimet për rritje të importimit të armëve mund të nxisë dhunë të re në Sudanin Jugor, thuhet në raportin e delegacionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Bota

13/08/2014 11:39

Ky delegacion u ka kërkuar liderëve të  këtij shteti, që vite më parë u nda nga Sudani, që të zgjidh dallimet politike në vend, dhe t’iu përkushtohen daljes nga kriza ekonomike dhe varëfëria që ka kapluar popullin.

Së paku 10 mijë persona janë vrarë prej nisjes së luftimeve në muajin dhjetor, në mes të forcave qeveritare të presidentit Salva Kiir dhe përkrahësve të ish zëvendësi i tij, njëherësh rivalit politik, Riek Macharit.

Sudani Jugor mund të përballet me rrezikun e urisë më të madhe prej asaj të vitit 1980, kur të ushqyerit e keq e goditën Afrikën Lindore dhe morën jetën e mbi një milion njerëzve.