Substanca e dyshimtë, Basha deklaratë urgjente për mediat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar një deklaratë për mediat pas incidentit në hapjen e fushatës së PD ku shumë qytetarë pësuan skuqje dhe enjtje të syve.

Lajme

28/05/2017 14:35

Basha do të flasë për mediat në orën 15:00 nga oborri i selisë së Partisë Demokratike.

Vet Basha gjatë natës ka shkuar dy herë në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi pati probleme me skuqje të fytyrës.

Dyshohet se në bulevard ishte hedhur një substancë që shkaktonte skuqje, irritim dhe enjte të fytyrës e syve.