Subjektet politike gjobiten me 352,400 euro – Lajmi.net
Subjektet politike gjobiten me 352,400 euro
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:52, 16 June 2017
Në një konferencë për media, PZAP, ka njoftuar rreth ankesave gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, me ç’rast është bërë e ditur që fushata konsiderohet që ka thyer ligjin e mirësjelljes shumë më shumë krahasuar me vitin 2014, ndërsa dita e votimin konsiderohet si më e mira që nga viti 2010.

Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri më tani janë parashtruar 354 ankesa dhe apele.

Sa u përket gjobitjeve, subjektet politike në total janë gjobitur me 352.400 euro, përderisa më së shumti ankesa ka pasur në drejtim të koalicionit PAN (110 ankesa), pasuar nga koalicioni LAA (74 ankesa) dhe VV (46 ankesa), njofton Klan Kosova.

Ndërsa në drejtim të KQZ, KKZ dhe KVV janë parashtruar 50 ankesa.

Natyra e ankesave ka qenë më së shumti rreth vendosjes së postereve në vende publike , reklamimi në Facebook dhe mospërputhjes së votave.

Gjithashtu është bërë e ditur që në qoftë se subjektet politike nuk paguajnë dënimet, nuk do të certifikohen për zgjedhjet lokale.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play 8 Ball Pool