Subaru me një dizajn mahnitës të makinës së re

Tokyo Motor Show që zhvillohet në Japoni, do të jetë organizimi ku prezantohet modeli i ri VIZIV.

Auto & Tek

26/09/2017 09:46

Kjo veturë hibride nga Subaru, do të jetë shumë e veçantë për shkak të lehtësirave teknologjike, si dhe fortësisë në ndërtim, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, dihet se do të ketë shumë drita LED, si dhe pamje që dallon prej pasardhëseve.

Megjithatë, prodhuesi nuk ka dalë prej bazës së veturave të mëparshme, pasi ka shfrytëzuar platformën e modelit Impreza.