“Suarezit do t’i reduktohet dënimi”

Avokati i Luis Suarezit është optimist se Gjykata Arbitrare për Sport (CAS) do t’ia reduktojë suspendimin prej katër muajsh mosparaqitje në nivelin e klubeve.

Sport

07/08/2014 17:13

Luis Suarezit do t’i reduktohet dënimi prej katër muaj mosparaqitje në nivelin e klubeve nga Gjykata Arbitrare për Sport (CAS), ka thënë avokati i tij, Daniel Cravo.

CAS do të publikojë vendimin të premten dhe Cravo është optimist se përforcimi i ri i Barcelonës do të marrë lajme pozitive.

“FIFA me një dënim të tillë ka dashur të dëshmoj se mund të reagoj ndaj çfarëdo pakënaqësie, njësoj si në shumë raste të kaluara në Botëror. Zidane më 2006, Tassotti e Leonardi më 1994 kanë marrë ndëshkime të tilla. Andaj mendoj se dënimi i Suarezit sa i përket nivelit të klubit do të reduktohet”, u shpreh ai.