Suarez, Torres e Alonso, do të rikthehen në Liverpool

Luis Suarez, Fernando Torres e Xabi Alonso janë disa prej yjeve të fundit që u larguan nga Liverpool në vitet e fundit. Por, ata do të rikthehen në klub për të marrë pjesë në një ndeshje përshëndetëse të kapitenit Steven Gerrard.

Sport

28/02/2015 10:49

Tifozët e Liverpoolit do të kenë rastin t’i mirëpresin disa heronj si Luis Suarez, Fernando Torres e Xabi Alonso në Anfield, për ndeshjen e lamtumirës së kapitenit Steven Gerrard.

Mesfushori do ta shfrytëzojë pushimin ndërkombëtar duke organizuar një ndeshje më 29 mars, dhe ka ftuar disa prej ish bashkëlojtarëve të tij të Reds.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, Suarez, Torres dhe Alonso janë emëruar në listën e Gerrrardit së bashku me Pepe Reinan e Javier Mascheranon.

Ndeshja do të shënojë shërbimin e mrekullueshëm të Gerrardit në Liverpool që do të përfundojë në fund të këtij sezoni kur ai do t’i bashkohet Los Angeles Galaxy.