Suarez: Topi i Artë për Neuerin

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, shpreson se bashkëlojtari i tij Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë. Por, ai pranon se çmimin e meriton portieri Manuel Neuer.

Sport

09/12/2014 10:02

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, shpreson se bashkëlojtari i tij Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë.

Mirëpo, ai ka pranuar se çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë e meriton portieri i Bayern Munichut dhe Kombëtares gjermane, Manuel Neuer.

“Është e qartë se dua që Messi ta fitojë Topin e Artë, por nuk e di se kush do ta fitojë”, deklaroi Suarez për “Mundo Deportivo”.

“Neuer e meriton sepse ka fituar Kampionatin botëror dhe ka dëshmuar se është portier i madh. Të gjithë e dinë se çfarë ka bërë Cristiano, por shpresoj ta fitojë Messi”, u shpreh ai.

“Mungesa ime në listë? Normale, e prisja. Por, do të dëshiroja që të ekzistonin kritere më të qarta”, theksoi Suarez.