Suarez s’mund të prezantohet

Luis Suarez nuk do të ketë të drejtë të prezantohet para tifozëve në stadiumin Camp Nou të Barcelonës për shkak të pezullimit të tij nga ana e FIFA-s.

Sport

11/07/2014 19:17

Luis Suarez mund t’i jetë bashkuar një prej klubeve më të mëdha në botën e futbollit por ai nuk do të jetë në gjendje t’i ndjekë hapat e yjeve si Zlatan Ibrahimovic, Neymar e të tjerëve duke u prezantuar në Camp Nou.

Pezullimi i tij nga ana e FIFA-s ia ndalon paraqitjen para tifozëve në stadiumin e gjigantit katalan, si futbollist i ri i skuadrës. Suarez iu bashkua Barcelonës në marrëveshje me vlerë prej 75 milionë funte dhe prezantimi i tij para mediave do të bëhet në javën e ardhshme.

Por, sipas ndëshkimit të FIFA-s ai nuk do të ketë të drejtë të prezantohet para tifozëve brenda stadiumit Camp Nou.

Suarez është dënuar me katër muaj mospërfshirje në asnjë aktivitet të futbollit pasi kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini në ndeshjen e Grupit D në Kampionatin botëror.