Suarez s’ka frikë

Luis Suarez thotë se nuk ka frikë nga presioni i madh mbi të në Barcelonë. Golgeteri uruguaian synon të ambientohet plotësisht në Camp Nou dhe shpjegon se nuk i pëlqen të ketë rol statik në sulm.

Sport

05/09/2014 09:28

Luis Suarez ka gëzuar Barcelonën duke thënë se nuk ka frikë nga presioni i madh në Camp Nou. Ylli uruguaian iu bashkua gjigantit katalan gjatë afatit kalimtar të verës nga Liverpool.

Por, nuk do të ketë të drejtë të debutojë me Barcelonën në ndeshje zyrtare deri më 26 tetor, për shkak të pezullimit nga FIFA për kafshimin e mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin botëror në Brazil. Megjithatë, ai ngadalë bëhet gati për aventurën që e pret.

“Presioni nuk më frikëson, jam i qetë sepse kam luajtur në Itali duke mësuar të ballafaqohem me një lloj të caktuar të presionit”, deklaroi Suarez.

“Më duhet të ambientohem plotësisht në aventurën time të re, jam në ekipin më të fortë në botë dhe sigurisht se do të kem sy të ngulitur në mua”, u shpreh ai. Suarez është shprehur se i gatshëm të mbulojë çfarëdo roli në sulm.

“Di t’i mbuloj të gjitha pozitat në sulm, nuk jam një sulmues që qëndron në një pozitë të vetme. Nëse e nisi ndeshjen në krahun e djathtë, ndoshta e përfundoj në të majtin ose në qendër. Më pëlqen të lëvizi dhe ta ndërroj pozitën, nuk më pëlqen të jem statik, lëvizi shumë”, përfundoi ai.